Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilin thotë se e ka falënderuar për rolin konstruktiv të kësaj partie që luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Osmani përmes një postimi në Facebook thotë se me Abdixhiku u pajtuan që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe shoqëror, shkruan Reporteri.net.
Osmani thotë se institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të veçantë për temat e interesit kombëtar.
Postimi i saj:
Partitë opozitare kanë rol kyç në proceset e rëndësisë së veçantë për vendin. Prandaj, sot prita në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
E përgëzova atë për rolin konstruktiv që LDK luajti gjatë procesit të përmbylljes së formimit të institucioneve pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sigurova z. Abdixhiku që institucioni i Presidencës do të jetë çdoherë në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dhe dialogut mes partive politike, me theks të vecantë për temat e interesit kombëtar.
Në këtë drejtim, mirëpres kontributin e të gjitha partive politike opozitare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror dhe mirëqenien e qytetarëve.
Me z. Abdixhiku u pajtuam që të vazhdojnë diskutimet për temat që kërkojnë konsensus të gjerë politik dhe shoqëror.