Ish kreu i Alenancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, duke komentuar ‘braktisjen’ e Presidencës nga Ilir Meta dhe daljen për fushatë elektorale, tha se ky i fundit nuk ka dalë në mbrojtje të Kushtetutës si pretendon, por partisë së bashkëshortes së tij.
I ftuar në “Open” ai tha se një president nuk mund të dalë 24 herë në ditë, por vetëm një herë në vit ose në situata të jashtëzakonshme.
“Kam kontrolluar të gjitha dokumentet, edhe në vendin më të humbur që kryetari i shtetit të dalë në fushatë jo në mbrojtje të kushtetutës por në mbrojtje të gruas së vet. Shqipëria ka zgjedhur sistemin parlamentar, si sistemi gjerman, italian që presidenti del një herë në vit për vit të ri ose për situata të jashtëzakonshme, jo 24 herë në ditë. Kushtetuta përcakton jo vetëm kompetencat por edhe mënyrën e veprimit, ai mund të komunikojë përmes dekreteve ose përmes mesazheve me kuvendin. Nuk mund të ushtrojë kompetenca të tjera”, tha Spahiu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.