Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione sot do të mbilidhet për të diskutuar mbi dy çështje të rëndësishme.
Fillimisht do të diskutohet lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës.
Për këtë çështje janë ftuar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reqica, Avokat i Popullit, Hilmi Jashari dhe përfaqësues të shoqatës.
Po ashtu, diskutim në komision do të ketë lidhur me çështjen e peticionit të Kryesisë së Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektrokosova (FSPE) për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.