×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti njoftoi udhëheqësit e misioneve diplomatike të BE-së me prioritetet e Qeverisë

    Reporteri
    14 Prill 2021 | 17:43

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla patën sot një takim virtual me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian në Kosovë.


    Temë e takimit ishin programi dhe prioritetet e Qeverisë, me theks në agjendën e integrimeve evropiane. Kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit diplomatikë për bisedën dhe përkrahjen e BE-së për Kosovën. Ai theksoi se prioritetet e Qeverisë janë drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve.

    “Hapin e parë të reformës në drejtësi e kemi nisur me aprovimin e koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme që i paraprinë procesit të Vettingut në drejtësi”, tha Kryeministri Kurti.

    “Kurse Ministrja Gërvalla tha se mirëpret interesimin e BE-së për dialogun por theksoi se është me rëndësi që të fokusohemi në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi.”

    “Udhëheqësit e misioneve falënderuan Kryeministrin dhe Ministren për pjesëmarrjen në takim dhe i njoftuan ata se janë duke u angazhuar për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 për Kosovën. Ata ofruan bashkëpunimin e vendeve të BE-së në përmbushjen e reformave të parapara”, njofton Zyra e Kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!