Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në përkrahje të 3 kandidatëve që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit atje.
Madje, për këtë fushatë ishte edhe vet në Shqipëri me një numër të deputetëve e ministrave të tij në vikendin që lamë pas, pasi kishte votuar masat izoluese për qytetarët e Kosovës.
E lidhur me këtë fushatë të Kurtit në Shqipëri është pyetur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e gazetarit lidhur me këtë çështje, madje e ka injoruar tërësisht duke u përgjigjur me mohimin “ncuk”.
“Në këtë fushatë garojnë edhe 3 kandidatë që mbështeten nga Vetëvendosja, cili është mendimi juaj për mbështetjen publike që kryeministri Kurti po ua bën tre kandidatëve është një debat që është i ndezur në Kosovë dhe ndoshta kërkohet një përgjigje në Tiranë?”, ishte pyetja e gazetarit.
“Ncuk, ncuk, ncuk, kalojmë në pyetjen tjetër”, u përgjigj Rama.
“Nuk keni asnjë koment për?”, tha gazetari.
“Ncuk, ncuk, ncuk”, u përgjigj Rama.
“Çfarë keni menduar thjesht kur keni dëgjuar?”, tha gazetari.
“Ncuk, ncuk, ncuk, kalojmë në pyetjen tjetër.”, tha Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.