SHBA do të vazhdojë të mbështesë Afganistatnin edhe pas tërheqjes së të gjitha trupave, por jo ushtarakisht, ka konfirmuar presidenti Joe Biden.
“Është koha që t’i jepet fund luftërave të gjata të Amerikës”, ka thënë ai në një fjalim të mërkurën, njofton Klan Kosova.
Tërheqja e trupave koincidon me me 20 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të 2001-ës, thonë zyrtarët.
Të paktën 2500 trupa amerikane janë pjesë e misionit afgan të NATO-s me 9600 trupa.
Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s kanë thënë se talibanët, një lëvizje islamike e vijës së ashpër, deri më tani nuk kanë arritur të përmbushin zotimet e tyre për të zvogëluar dhunën në Afganistan.
Në Kabul, zyrtarët afganë thonë se do të vazhdojnë bisedimet e paqes duke u përgatitur për tërheqjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.