Gazeta Reporteri.net sjell ngjarjet e ditës së sotme.
09:00
“Handikos” dhe “The Balkan Forum” prezantojnë strajcat e ri-përdorshme të punuara nga personat me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet mbahet në kuadër të fushatës “Thuaju jo qeseve të plastikës”. (Sheshet “Skënderbeu” dhe “Nënë Tereza”, Prishtinë)
10:00
Lansohet platforma “Biznesi im”, e cila do të ofrojë shërbime digjitale për bizneset kosovare. (zoom.us/j/93793468536) Ngjarja transmetohet “live” në faqet e Facebookut të Ekonomia Online dhe ECIKS.
10:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhje. (Platforma Zoom)
10:30 – 14:30 –
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nis shpërndarjen e 2300 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit.
10:30 – Drenas (Vendi: Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave)
11:30 – Skenderaj. Merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Bekim Jashari (Vendi: Komuna e Skenderajt)
12:30 – Mitrovicë (Komuna e Mitrovicës dhe Shoqata Kulturore “Birlik”)
14:30 – Vushtrri (Palestra Sportive “Tota”)
14:00
Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (“Golden Imperial”, Veternik)