×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Gratë e kanë vendin në kuzhinë’, presidentja Osmani i kundërpërgjigjet Shefqet Krasniqit me dy fotografi

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 11:06

    Deklarata e hoxhës Shefqet Krasniqi që “gratë e kanë vendin në kuzhinë”, ka ngritur reagime të shumëta.


    Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani.

    Në Instagram, ajo ka publikuar dy foto ku shkruhet se “vajzat e kanë vendin aty ku ato ëndërrojnë”.

    “Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, dëshirojnë dhe punojnë për atë punë fort”, shkruhet në këtë foto që ka publikuar Vjosa Osmani, ku shihen edhe dy gra ushtare.

    Këtë fjali Osmani e ka thënë në fjalimin e parë si presidente e Kosovës, para deputetëve të Kuvendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!