Një grua ka vdekur pas një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në rrugën Prishtinë-Gjilan përkatësisht në fshatin Kishnicë.
Në aksidentin ku ishin të përfshirë dy vetura lëndime kanë pësuar edhe gjashtë persona të tjerë.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, viktima femër kosovare-pasagjere në veturën e të dyshuarit, në QKUK ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, dhe katër (4) pasagjerë (dy femra dhe dy meshkuj kosovarë) në dy në veturat e aksidentuara”, bën të ditur policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.