×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfituan 2.5 milionë euro, kërkohen 30 ditë paraburgim për Currin me shokë

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 13:39

    Ismet Osmani – Curri me shokë mund të qëndrojë për 30 ditë në paraburgim, pasi gjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore të Prishtinës u kërkua një gjë e tillë.


    Prokurori i këtij rasti, Armend Hamiti, para trupit gjykues ka kërkuar që kjo masë të vlejë për pesë të arrestuarit, shkruan Reporteri.net.

    Vendimin për masën e arrestit ndaj Curri, Gorillës dhe tre të tjerëve, Gjykata Themelore pritet ta marrë sot gjatë ditës.

    Ndërkohë, edhe sot gjatë seancës u sqaruan detajet lidhur me dyshimet që futen në pranga Currin me shokë, që përshijnë veprat penale fajde, detyrim dhe mashtrim.

    Arrestimet e këtyre pesë personave u realizuan mëngjesin e djeshëm në Prishtinë, ndërkohë që Policia është në kërkim edhe të disa të tjerëve.

    Ndryshe, për Currin, Gorillën dhe tre të tjerët, rëndojnë dyshimet se përfituan jashtëligjshëm para në vlerë prej më shumë se 2.5 milionëve, ndërkohë që dëmi i përgjithshëm duke përfshirë edhe prona, kalon 6 milionë./Reporteri.net

    Ky është Curri dhe Gorilla, bosat e kazinove që u arrestuan sot

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!