Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka thënë se asgjë nuk e arsyeton sjelljen e mjekut Ibrahim Hoti, e ku mbrëmë refuzoi që t’i jap ndihmën një pacienti të moshuar në QKMF-në në Podujevë.
Por, ai ka thënë se mjeku Hoti ka kontrolluar 2280 pacientë brenda 90 ditëve, numër ky mjaft i lartë, për çka Sejdiu aludon se mund të ketë ndikuar në sjelljen e tij, shkruan Reporteri.net.
“Një mjek 64 vjeçar, unë mora statistika dje nga Qendra Mjekësore në Podujevë, ku gjatë ditës së djeshme i ka kontrolluar 47 pacientë dhe për tremujorin e parë ka pasë 2280 pacientë. Ajo është mbingarkesë”, u shpreh ai në ATV.
Kujtojmë se dje është publikuar një video, në të cilën shihet se mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti, refuzoi ta mjekojë një pacient me arsyetimin se e ka përfunduar orarin e punës.
Pas kësaj, Policia ka arrestuar mjekun, ndërsa kolegët e tij kanë kundërshtuar arrestimin, duke protestuar.
Mjeku Ibrahim Hoti u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku edhe po trajtohet. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.