Akil Gjakova është kampion i Evropës në xhudo në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Ai ka fituar medaljen e artë, teksa në finale e mposhti izraelitin, Tohar Butbul, në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Pas këtij triumfi ka ardhur edhe reagimi i vet Akilit në profilin e tij në Facebook.
Ai ka falënderuar të gjithë për përkrahjen dhe besimin, teksa falënderim të veçantë i bëri trajnerit Driton Kuka.