×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për Currin dhe shokët, refuzohet kërkesa për Rrahim Hashimin

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 16:39

    Një muaj paraburgim ka caktuar Gjykata Themelore në Prishtinë ndaj të dyshuarve për fajde e detyrim, Ismet Osmani, i njohur si “Curri”, si dhe të dyshuarve të tjerë, Ilir Bojku, Mentor Maqani dhe Adil Thaqi, ndërsa kërkesa për caktimin e paraburgimit është refuzuar si e pabazuar për biznesmenin Rrahim Hashimi.


    Pronari i disa bastoreve dhe kazinove, Ismet Osmani, i njohur si “Curri” nga Mitrovica, biznesmeni Rrahim Hashimi dhe tre të tjerë ishin arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës, me dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdesë dhe atë të detyrimit

    Ndryshe, për Currin, Gorillën dhe tre të tjerët, rëndojnë dyshimet se përfituan jashtëligjshëm para në vlerë prej më shumë se 2.5 milionëve, ndërkohë që dëmi i përgjithshëm duke përfshirë edhe prona, kalon 6 milionë.

    Ky është Curri dhe Gorilla, bosat e kazinove që u arrestuan sot

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!