Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë duke mbajtur takim
Në seli është parë duke hyrë edhe ish-ministri Besian Mustafa, ish-ministri Armend Zemaj dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Ky i fundit për Reporteri.net ka konfirmuar takimin.
“Po jemi mbledhur për të diskutuar për çështje organizative”, ka thënë Haliti për Reporteri.net.
Ai ka bërë të ditur se mbledhja po vazhdon.
“Unë dola, por takimi po vazhdon ende”, ka thënë Haliti.
Gazeta mëson se Kryesia e LDK-së do të diskutojë edhe për themelimin e institucioneve, si dhe për organizimin e qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu për procesin e regjistrimit të anëtarësisë. /Reporteri.net/.