×
  • Lajme
  • Lajme

    I mbijetuari i Masakrës së Dubravës tregon se si shpëtoi dhe cili zyrtar serb e mori Ukshin Hotin

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 21:00

    Sadik Zeqiri, i mbijetuari i Masakrës së Dubravës, ka thënë se 20 vjet më parë kanë përjetuar një tmerr të vërtetë, prej ku as nuk është menduar se mund të shpëtohej gjallë.


    Ai ka treguar se afro një mijë të burgosurve iu ishte kërkuar të dilnin e të rreshtoheshin në oborrin e burgut dhe pastaj mbi ta kishin filluar befasisht të shtënat me të gjitha llojet e armëve.

    “Kanë qenë të përgatitur dhe pasi që jemi rreshtuar ‘për shkaqe sigurie’ kanë dalë mbi mur dhe kanë gjuajtur mbi ne. Kemi qenë mbi 960 veta. Kush ka qenë në rreshtin e parë, mbi 70-80, në çast janë vrarë. Nuk e dinim kush po gjuante, vetëm i shihnim shokët tanë që rrëzoheshin për tokë”, është shprehur Zeqiri në Klan Kosova.

    Ai po ashtu ka përmendur edhe një emër për të cilin thotë se është një pistë nga e cila mund të zbardhet fati i veprimtarit Ukshin Hoti, i cili konsiderohet i zhdukur.

    “Te rasti i marrjes së Ukshin Hotit që është marrë nga Pavijoni B: Ne të Pavijonit C e kemi parë një njeri që po lirohej nga burgu – nuk e kemi ditur që është Ukshin Hoti. Thuhet sipas të burgosurve se [Ukshin Hotin] e ka marrë një përgjegjës i pavijoneve, një Branko Komatina dhe e ka dërguar tek drejtori i burgut”, ka pohuar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!