×
  • Lajme
  • Botë

    Një tjetër incident në ushtrinë serbe: Po kryente një kërcim me parashutë, humb jetën ushtaraku serb

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 10:34

    Një anëtar i Brigadës së Parashutistëve të ushtrisë së Serbisë ka humbur jetën të mërkurën pasdite, ndërsa po kryente një kërcim me parashutë.


    Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Vranja.

    Po sipas mediave serbe, aksidenti ndodhi kur parashuta e ushtarit dyshohet se u ngatërrua, por shkaku i vdekjes do të konfirmohet vetëm pas hetimit.

    Mediat raportojnë se i riu jetonte privatisht në Nish dhe ai punoi në brigadën e parashutës që nga tetori i vitit të kaluar.

    Siç bëhet e ditur, ky nuk ishte incidenti i fundit i këtij lloji në ushtrinë serbe.

    Një tjetër gjithashtu kishte ndodhur në këtë njësi në dhjetor të vitit 2019, kur një anëtar, gjatë kërcimit të parë me parashutë, u ul në linjat elektrike të hekurudhës pranë aeroportit të Nishit, por që nuk u lëndua me atë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!