×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Aliu paralajmëron veprime rreth hidrocentraleve: Nuk mund t’ua cenojmë qytetarëve bukën e gojës, në emër të zhvillimit ekonomik

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 11:26

    Ministri i Mjedisit Liburn Aliu ka thënë se në vizitën e djeshme në lumin e Brezovicës nuk ka pasur ujë të rrjedhshëm në shtratin e tij.


    Sipas tij, kompanitë që menaxhojnë me hidrocentralet në Brezovicë e ndalin rrjedhën e ujit, por pastaj ai lëshohet nëse ka paralajmërime se dikush do ta vizitojë.

    “Ne kemi ardhë dje pa paralajmërim dje këtu dhe situata ka qenë krejtësisht ndryshe prej kësaj që kemi sot. Uji ka qenë pothuajse i palëvizshëm dje, ndërsa sot kemi rrjedhë të ujit. Situata prej orës 5:30 dje dhe asaj sot, është krejtësisht ndryshme. Po ashtu duhet parë edhe pjesën tjetër. Dje kemi ecë nëpër të sepse nuk ka pasë ujë ndërkaq sot nuk mundemi me ecë. Vizitën që e kemi bërë dje ka qenë për kanalin e betonit që nuk do të duhej të ishte këtu”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se do të shikojnë se a ka leje dhe si është dhënë leja për ndërtimin e kanalit në lumin e Brezovicës. Sipas tij, përgjegjësia është zinxhirore dhe se do të analizojnë atë./EO/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!