Profesori Agron Dida, ka denoncuar një rast të një blerje të një produkti pa etiketë prodhuesi.
Dida përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se dje bleu një qese me rrush të thatë, dhe kur e hapi u tmerrua nga era që i vinte, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Dje bëra një gabim të madh! Bleva 1/2kg rrush të terur, pa etiketë të prodhuesit, në një stendë të tregtarëve ilegal, në rrugë jashta Tregut të madh të Prishtinës.
Sapo e çela qesen, tërë dhomën e mbushi nje erë tepër e rëndë, si me pas qenë naftalinë…
Kush ka ndonjë lidhje, le tia përcjellë këtë lajm Inspektoratit të tregut të Prishtinës, a ndonjë inspektori që e njeh.
Këtë qese me rrush e lash në podrum për me i përzënë minjt, shpresoj të kryej punë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.