Një amerikan i cili kaloi 45 vjet në burg para se të shpallet i pafajshëm për një vepër për të cilën ishte akuzuar, do të fitojë 1,5 milion dollarë dëmshpërblim për shkak të gabimit gjyqësor, kanë kumtuar autoritetet amerikane të shtetit federal Miçigen.
Richard Phillips, 73 vjeç, ishte dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1972 për vrasje për të cilën prej fillimit pretendonte se është i pafajshëm. Gjykata e dënoi në bazë të një dëshmie e cila doli se nuk ishte e vërtetë.
Phillips në vitin 2018 ishte liruar pas intervenimit të programit të Universitetit të Miçigenit i cili merret me përmirësimin e gabimeve gjyqësore. Zyrtarët e këtij programi kanë pretenduar se asnjë person nuk ka kaluar një kohë kaq të gjatë në burg në SHBA për shkak të gabimit të gjyqësorit.
Ish i dënuari jeton nga shitja e pikturave të cilat i kishte bërë derisa ishte në vuajtje dënimi. Disa vepra të tij janë shitur për disa mijëra dollarë.
Phillips së shpejti nuk do të jetë i detyruar të shesë piktura për të siguruar jetesën sepse do të merr dëmshpërblimin.
“Do të udhëtojë dhe ta shijojë jetën”, ka thënë Phillips duke komentuar vendimin për ndarje të dëmshpërblimit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.