Edin Dzeko e pranon që Manchester United janë favoritët në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës, por nëse Roma luan si skuadër, atëherë asgjë nuk do të jetë e pamundur, sipas tij.
Ndeshja e parë do të zhvillohet të enjten e ardhshme në Old Trafford, ndërsa ajo kthyese në “Stadio Olimpico”.
“Ne e fituam vendin tonë në gjysmëfinale dhe duhet të vazhdojmë të japim maksimumin tonë, sepse zhvillojmë ndeshje si kjo çdo ditë”.
“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona, para së gjithash. Ne e dimë që Manchester United është një ekip i fortë dhe ata janë favoritët në dy ndeshjet, por fakti që ne arritëm në gjysmëfinale na jep të drejtën të besojmë te vetja”.
“Roma ka shumë cilësi si grup dhe ne duhet të veprojmë si ekip. Nëse e bëjmë atë, atëherë asgjë nuk do të jetë e pamundur”, ka thënë Dzeko për Roma TV.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.