Sot shqiptarët në Shqipëri ua kanë mësyrë kutive të votimit për të zgjedhur Qeverinë e re. Megjithatë atje duket se ende nuk janë rregulluar listat e votuesve.
Në një prej listave të votuesve në qarkun e Tiranës ende figuron emri i legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrrit.
Ikona e futbollit, Fadil Vokrri, ka lindur më 27 korrik të vitit 1960 derisa ka vdekur më 9 qershor të vitit 2018.
Vokrri ka qenë President i Federatës së Futbollit të Kosovës për 10 vite radhazi, duke qenë njeriu kyç për pranimin e Kombëtares së Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Në Shqipëri sot janë duke marrë pjesë në votime edhe politikanë nga Kosova, duke nisur nga kryeministri Albin Kurti e ministri Liburn Aliu. Duke votuar është parë edhe Behgjet Pacolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.