Gazetarja Qeqa Krelani ka deklaruar se kritikat për kalkulime mund të jenë të vërteta, sipas asaj që ajo pretendon se di, por nuk ka fakte ka shumë manipulime me ndeshjet e futbollit të Kosovës.
“Shumë njerëz me të cilët kam fol, më kanë thënë që Llapi duke mos mundur të fitoi Superligën, bënë pazare me Prishtinën që të fitoi kupën e Kosovës dhe të dal në Evropë“, tha ajo në Sporti Total në KTV.
Duke vazhduar akuzat ajo pati edhe dyshime për ndeshjen e sotme Drita – Prishtina.
“Si është e mundur që si mysafire, Prishtina që ndodhej në vendin e tretë në tabelë ka një kuotë më të vogël sesa Drita e cila është vendase dhe kryeson tabelën? Këto janë shqetësime, janë sinjale të cilat duhet të dërgohen“, vazhdoi me akuzat Qeqa.
Pak më herët edhe klubi nga Superliga, Ballkani doli me deklaratë se ka manipulime në futbollin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.