×
  • Sport
  • Sport

    Ramos mungon ndaj Chelseas, por ja kur do rikthehet

    Reporteri
    26 Prill 2021 | 7:46

    Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos pritet të rikthehet me 5 maj.


    Spanjolli ka humbur tetë ndeshjet e fundit me Real Madridin pas një lëndimi në këmbë, derisa ka dal edhe pozitiv në analizat e COVID-19.

    Sidoqoftë, mungesa e tij është në një moment tejet të rëndësishëm me 35-vjeçarin që mund të rikthehet në ndeshjen kthyese ndaj Chelseas në muajin e ardhshëm.

    Ai do mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Chelseas dhe ndoshta do zhvillojë disa minuta ndaj Osasunas në vikend para se të udhëtojë me skuadrën në “Stamford Bridge”.

    Rikthimi i Ramos do ishte ndihmë e madhe për Zidanen që ndoshta do t’i rikthente shpresat për dy trofe, të Ligës së Kampionëve dhe La Liga-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!