Gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” pretendon se Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi do të vuajnë dënimet më të ashpra pas njoftimit për dështimin e Superligës.
Gazeta ka analizuar situatën në lidhje me Superligën dhe sanksionet e mundshme që presidenti i UEFA-s, Alexander Çeferin i ka në mendje për klubet e përfshira.
Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi janë tri klubet që pritet të marrin dënimet më të rënda, pasi ato nuk janë tërhequr ende zyrtarisht nga projekti, ndërsa për Atletico Madridin, Milanin dhe Interin, do të ketë një rrugë të mesme.
Për momentin, nuk ka asnjë artikull që ndalon krijimin e një Superlige, por UEFA vlerëson hapat e ardhshëm dhe gjobat janë shumë të mundshme, sepse klubet e përfshira thuhet se janë fajtore për përpjekjen për të tradhtuar parimet dhe rregullat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.