PSG nuk ka më interesim për portierin e AC Milanit, Gianluigi Donnarumma, me Keylor Navas që ka rinovuar kontratën.
E ardhmja e italianit mbetet në dyshime, me kontratën që i skadon në verë, transmeton lajmi.net.
Donnarumma do jetë agjent i lirë nëse nuk rinovon kontratën në “San Siro”.
PSG është parë si një ndër klubet që me dëshirë do ta transferonte portierin, por së fundmi kanë njoftuar që Navas ka rinovuar kontratën.
Juventus tani shihen si favorit nëse Donnarumma vendos të largohet, por opsione mbeten edhe Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.