Sonte (e martë) do zhvillohet super sfida mes Real Madridit dhe Chelseas, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Dy skuadrat kërkojnë vetëm rezultat pozitiv që të kenë avantazhin edhe në përballjen kthyese, që do të zhvillohet në “Stamford Bridge”.
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel është i dyti trajner që është përballur se paku katër herë me Real Madridin dhe nuk di për humbje dhe synon ta vazhdojë këtë rekord.
Nga ana tjetër, ekipi i Real Madridit është i kompletuar edhe pse mungojnë disa yje, si Ferland Mendy, Sergio Ramos, Lucas Vazquez dhe Federico Valverde.
Përballja e ‘zjarrtë’ nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Alfredo di Stefano”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.