Ka përfunduar ndeshja mes Real Madridit dhe Chelseat me rezultat 1-1 në ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” dhe “Blutë” e Londrës zhvilluan 90 minuta të zjarrta në Madrid, dhe në fund, ishin mysafirët ata që u larguan me rezultat pozitiv, pasi barazimi 0-0 në ndeshjen e kthimit, do t’i dërgonte ata në finale të Champions League.
Ani pse mysafirë, Chelsea bëri paraqitje fantastike dhe kaluan të parët në epërsi.
Pak minuta pasi Timo Werner humbi një mundësi të artë, në atë të 10-të, doli në skenëPulisic, që kaloi edhe Thibaut Courtoisin duke realizuar për 0-1.
Reali reagoi në minutën e 29-të, Karim Benzema e ka shfrytëzuar më së miri një top të ardhur në zonë pas disa prekjeve, për të shënuar një gol shumë të bukur dhe për të barazuar gjithçka.
Ani pse edhe shumë minuta deri në fund, rezultati mbeti ai i pjesës së parë dhe sfida e kthimit javën e ardhshme në “Stamford Bridge”, do të jetë përcaktuese për të mësuar finalistin në Champions League.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.