Futbollisti i famshëm argjentinas Diego Maradona u arrestua në aeroport sot pasi ish e dashura e tij e akuzoi për shkak të një borxhi prej 5.7 milionë euro, njoftojnë mediat në Argjentinë.
Maradona (58) u arrestua nga autoritetet argjentinase pas mbërritjes nga Meksika në Buenos Aires, pasi ish- e dashura Rocio Oliva ngriti padi kundër tij, transmeton KP.
Oliva kishte qenë në lidhje me futbollistin për gjashtë vjet dhe lidhja e tyre mori fund në dhjetorin e vitit të kaluar.
Për këtë rast ka raportuar edhe The Sun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.