Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq gjatë ditës së djeshme ishte në rrezik për jetë, ndërkohë që ndodhej në Somali për të lobuar kundër shtetit të Kosovës.
Të paktën nëntë vetë mbetën të vdekur, përfshirë këstu edhe ish ministrin e Jashtëm somalez, kur ekstremistët islamikë aktivizuan një bombë makinash pranë pallatit presidencial në Mogadishu.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme presidenti somalez Mohamed Abdulahi Mohamed Farmaxho gjatë takimit me Daçiqin tha se qeveria e tij do të rishqyrtojë dhe shfuqizojë të gjitha vendimet e qeverisë kalimtare të vitit 2010 që nuk kanë legjitimitet, duke përfshirë këtu vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, njoftoi dje Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, transmeton Reporteri.net
Në këtë takim Farmaxho tha se vendi i tij nuk mbështet separatizmin dhe lëvizjet e njëanshme që dëmtojnë të drejtën ndërkombëtare dhe rendin ndërkombëtar, sipas një deklarate.
Daçiq shkoi me delegacionin në një pjesë të qytetit ku ndodhi sulm terrorist, 10-15 minuta më parë. Ai më vonë për mediat serbe rrëfeu ngjarjen duke thënë se objektivi i sulmit ishte ish ministri i jashtëm somalez.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç së fundmi ka zhvilluar takime në disa shtete afrikane, ku po lobon kundër shtetësisë së Kosovës. /Reporteri.net