Hoxhë Enis Rama foli për të drejtat e gruas dhe të burrit në fenë Islame.
Ai ka thënë se Islami është shumë komod karshi gruas.
“Tema e gruas fatkeqësisht është e bastarduar skajshmërisht, jo vetëm tek ne por historikisht është keqpërdorur nga qarqet e caktuara për ta njollosur islamin”.
“Islami ka folur me shekuj për gruan që i takon trashëgimia kur hala njerëzit nuk i kanë trajtuar siç duhet….”, u shpreh ai.
Tutje ka treguar se sipas islamit gruaja me burrë është e barabartë, mirëpo edhe barazia duhet ditur mbi çfarë baze ndërtohet.
“Nëse barazia mes dy gjinive ndërtohet mbi atë që ty të takon kjo, mua kjo, pa shikuar a është e drejtë. Këtë barazi unë nuk e pranoj, është e pabarabartë. Nëse barazia ndërtohet mbi bazën e drejtësisë dhe marrjes në konsideratë dallimet ndërgjinore, kjo po. Kjo është që islami e synon”, tha ai në Kojshia Show.
“Pa Ajshen, gruan e Muhamedit, nuk ka fe”, theksoi Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.