Raphael Varane do t’i mungojë Real Madridit në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat, për shkak të një lëndimi muskulor.
Mbrojtësi francez u detyrua ta lërë fushën para kohe në fitoren e Real Madridit kundër Osasunas të shtunën në La Liga, për shkak të shqetësimit që e ndiente në muskuj.
Testet mjekësore në kryera në të në ditët pas ndeshjes, konfirmuan se lëndimi është serioz dhe ai nuk do të udhëtojë drejt Londrës.
Kjo është një goditje tjetër për trajnerin Zinedine Zidane në repartin e mbrojtës, pasi atij do t’i mungojnë tashmë Lucs Vazquez dhe Dani Carvajal, ndërsa Sergio Ramos dhe Ferland Mendy janë në dyshim.
Real Madridi do të përballet me Chelsean të mërkurën në orën 21:00 në Stamford Bridge.
Gjiganti madrilen do të ketë punë të vështirë për ta arritur finalen, sepse nuk mundi të nxjerrë më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e parë në shtëpi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.