Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1,995 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 51 persona me COVID-19.
Në të njëjtën periudhë janë shëruar 834 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Gjithashtu, 3 persona në Shqipëri nuk e kanë fituar betejën me koronavirus.