Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka folur rreth padisë së paralajmëruar për gjenocid ndaj Serbisë.
Vuçiq ka thënë se Kosova mund ta bëjë këtë vetëm përmes një shteti të tretë, Shqipërisë, e që kjo do të thoshte bashkim kombëtar.
“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë atë”, thotë ndër të tjera Vuçiq, transmeton Reporteri.net.
Sipas tij, Serbia lehtë mund të arrijë një marrëveshje me të gjitha vendet në rajon, por që aktorët e huaj vazhdimisht duan të kufizojnë dhe të frenojnë Serbinë.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se deri në fund të vitit 2022 do të bëjë padi në Gjykatën Ndërkombëtare për gjenocidin serb mbi shqiptarët në luftën e fundit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.