×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj-Gërvallës: Kam luftuar nën flamurin e babait tënd, i kam 272 dëshmorë nën flamurin e Jusuf Gërvallës

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 14:31

    Ish-deputeti e kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, në një deklaratë të bërë disa muaj më parë, u ishte përgjigjur akuzave të kryediplomates së Kosovës, Donika Gërvalla e cila e kishte quajtur AAK-në parti të krimit.


    Gërvalla e kishte bërë këtë deklaratë para zgjedhjeve të 14 shkurtit, kur i kishte kërkuar kryeministrit Kurti që të mos bënte koalicion me partitë e krimit, ku kishte përfshirë edhe AAK-në, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj i ishte kundërpërgjigjur duke thënë se ai ka respekt për familjen Gërvalla dhe kishte qenë komandant i Brigadës që kishte pasur emrin e babait të saj. Ai i ka sugjeruar Gërvallës se nëse ka prova për këtë që e thotë, le ti drejtohet Prokurorisë.

    “Ajo pe dika, unë nuk e di, kam respekt shumë për familjen e saj së pari, jam kanë komandant i Brigadës që ka pasë emrin e babait të saj, Jusuf Gërvalla, edhe i kam 272 dëshmorë nën flamurin e Jusuf Gërvallës”,  thotë Haradinaj në këtë deklaratë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!