×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet kontrata, 191 hektarë nga kodra e Cërnushës i jepen në shfrytëzim FSK-së

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 15:52

    Komuna e Mitrovicës dhe FSK-ja kanë nënshkruar kontratën që i hap rrugë shfrytëzimit të pronës në Cërnushë për ndërtimin e një baze të përhershme për FSK-në.


    Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media nga Ministria e Mbrojtjes.

    “Kjo pronë përfshin gjithsej 191 hektarë dhe do të shërbej për stërvitje dhe nevojat tjera të FSK-së për të zhvilluar aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë operacionale për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    U nënshkrua kontrata në mes komunës së Mitrovicës dhe FSK-së për shfrytëzimin e pronës së Cërnushës

    Pas miratimit të propozim-vendimit nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës Jugore, sot në ambientet e kuvendit komunal, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënshkruan kontratën për Dhënien e Pronës së Paluajtshme të Komunës së Mitrovicës në shfrytëzim nga FSK.

    Kjo pronë përfshin gjithsej 191 hektarë dhe do të shërbej për stërvitje dhe nevojat tjera të FSK-së për të zhvilluar aftësitë, kapacitetet dhe gatishmërinë operacionale për realizimin e misionit kushtetues dhe detyrave ligjore në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim të përkatësisë etnike, fetare e racore.

    Hapësira në fjalë për shumë vite me radhë ka shërbyer si vend stërvitje për Policinë, KFOR-in dhe FSK-në.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!