×
  • Lajme
  • Botë

    Vaksina Moderna ka treguar efikasitet prej 96 përqind tek adoleshentët

    Reporteri
    06 Maj 2021 | 16:46

    Vaksina anti-Covid nga Moderna ka treguar efikasitet prej 96 përqind tek adoleshentët. Lajmin për këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i Moderna, Stéphane Bancel shkruan CNN.


    Provat klinike, e ashtuquajtura studimi TeenCOVE, tek adoleshentetët kanë përfshirë moshat 12 deri në 17 vjeç.

    “Ne jemi të kënaqur të raportojmë këtë mëngjes një azhurnim të përkohshëm të studimit tonë TeenCove”, shtoi Bancel.

    Sipas Bancel, vaksina nuk ka shfaqur efekte anësore.

    Deri më tani, vaksina anti covid nga Moderna është autorizuar për përdorim tek personat 18 vjeç e tutje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!