Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, është personi më i përfolur ditëve të fundit për shkak të disa deklaratave të mëhershme në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Mirëpo, Gërvalla diskursin e saj të ashpër vitin e kaluar nuk e kursente as ndaj amerikanëve.
Më 31 mars të 2020, pak ditë pas rrëzimit të qeverisë Kurti 1, Gërvalla tregonte një barcoletë që thoshte se e ka dëgjuar nga një punonjës i ambasadës amerikane.
Thoshte se barcoleta thotë se Amerika është shteti më demokratik në botë, pasi që ajo vet nuk ka ambasadë amerikane.
“Një barcaletë, e treguar nga një punonjës i Ambasadës Amerikane: „Pse është Amerika shteti më demokratik në botê? Sepse nuk ka Ambasadë Amerikane!”, shkruante ajo më 31 mars të vitit të kaluar.
Gërvalla ato ditë ishte treguar shumë aktive në Facebook me postime kundër rrëzimit të qeverisë së parë të drejtuar nga Albin Kurti, teksa statusi i saj duket se është aluduar në ndërhyrjet e pretenduara të saj nga SHBA-të në rrëzimin e qeverisë Kurti.
Gërvalla aktualisht mbanë pozitën e kryediplomates së vendit, teksa kryeministrit Albin Kurti i është kërkuar që ta shkarkojë atë për shkak të konfirmimit që ajo e bëri vet se do të dërgojë dosje në Gjykatën Speciale nëse kjo i fundit i merr parasysh ato.
Në lidhje me këtë çështje, sot u zhvillua debat i ashpër në Kuvend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.