Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Listës Serbe kanë votuar sot pro propozimit që shteti t’i ndajë mbi 10 milionë euro për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës.
Miratimi i këtij propozimi është kritikuar nga opozita.
Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka kritikuar Qeverinë për ndarjen e rreth 11 milionë eurove për energji në veri, duke thënë se ende asnjë euro nuk është shpenzuar për t’i vaksinuar qytetarët.
Ai ka shkruar se derisa shëndeti i qytetarëve po varet në donacionet e organizatave, qeveria sot ndau 11 milionë euro për rrymën në veri, gjë që dikur sipas tij, e kanë quajtur hajni.
Ende asnjë euro s’kanë shpenzuar për t’i vaksinuar qytetarët, duke e varur shëndetin e 2 milion njerëzve në donacionet e organizatave. Sot, veç vet, i ndanë 11 milion euro për rrymën në veri. Dikur, këtë e quanin hajni. Sot, po e quajnë patriotizëm”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.