Ëndrra e saj u bë një realitet i bukur, sot Aurora Dollenberg është njëra ndër mjeket shqiptare më të suksesshme në Gjermani.
Ajo rrugën drejt mërgimit e mori, në vitin 2011 pasiqë diplomoj në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, si mjeke e përgjithshme”
Doktoresha Dollenberg trajton mjekësinë e përgjithshme, dhe mjekësinë e urgjencës ku ndihmon në shpëtimin e pacientëve me rrezik aksidental jetik, Ndërsa si psikoterapiste kujdeset për gjendjen dhe shëndetin mendor të pacientëve.
Sot ajo drejton dy ordinanca private, atë të përgjithshme “Hausartzpraxis Dollenberg” në qytetin Wolfenbüttel, si dhe degën tjetër të ordinancës në periferi me saktësisht në qytetin Schladen, që të dyja në Gjermani, në Republikën Niedersachsen.
Rrugëtimi i saj ishte mjaft kompleks por sot ajo ka pas vetes një karrierë të ndritur, më të cilën sot krenohet jo vetëm familja e saj por të gjithë Shqiptarët.
Rrëfim Suksesi” është një emision javor, në të cilin shpalosen rrëfimet frymëzuese të mërgimtarëve prej momentit kur janë larguar nga vendlindja e deri më sot.
Emisioni shfaqet cdo të diel duke filluar nga ora 18:20, në Kana10
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.