Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale ndaj Pejës me rezultat 75:83 dhe bën hapin e parë drejt titullit kampion.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë u nis me avantazh të suharekasve dhe u mbyll ashtu, edhe pse çereku i fundit ishte mjaft elektrizues.
Çereku i parë i ndeshjes përfundoi 16:22 për Yllin, teksa në përfundim të pjesës së parë suharekasit e thelluan epërsinë 33:42.
Në çerekun e tretë pejanët u këndellën pak duke e mbyllur atë në vetëm gjashtë pikë diferencë, 55:61.
Çereku i fundit nisi mirë për vendasit që në një moment iu afruan në tri pikë, megjithatë Ylli e rimorri ndeshjen nën kontroll dhe në fund triumfoi 75:83.
Te Peja u dalluan Laron Dandy me 17 pikë e 12 kërcime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 10 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte Erjon Kastrati me 26 pikë e pesë asistime. Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën mbrëma në Therandë.
Kështu, ekipi nga Suhareka bën fitoren e parë në serinë e finaleve, teksa i nevojiten edhe dy të tjera për t’u shpallur kampion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.