Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se ka informacione që në veri të Kosovës po prodhohen bitcoin.
Ai ka kërkuar hetime nga Qeveria e Kosovës duke thënë se prodhimi i kësaj kriptovalute shpenzon shumë energji elektrike.
“Kam informata që në veri të Mitrovicës janë disa qendra dhe disa vende ku prodhohen bitcoin që shpenzon shumë energji. Unë po besoj që edhe në jug e veri ka njerëz që prodhojnë bitcoin në marrëveshje me njëri tjetrin. Puna e parë e Qeverisë është me konstatu se të gjithë këto shpenzime po bëhen nga shpenzimet e qytetarëve që jetojnë në veri apo po bëhen nga grupe kriminale. Për me prodhu bitcoin shpenzimet e rrymës janë enorme”, ka thënë Haliti në RTV 21.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.