×
  • Lajme
  • Lajme

    Një burrë nga Gjakova duke punuar e zë rryma, bëhet për spital

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 8:55

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pronar i një firme i cili së bashku me një punëtor kishin qenë duke kryer disa punime në një shtëpi private, teksa viktima kishte pësuar lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës.


    Siç njofton Policia, viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK ku është duke marrë tretman mjekësor.

    Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në fshatin Molliq të Gjakovës.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pronar i një firme i cili së bashku me viktimën mashkull kosovar kishin qenë  duke kryer disa punime në një shtëpi private, viktima kishte pësuar  lëndime trupore gjatë kontaktit me telin e rrymës. Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjakovës dhe më pas është transferuar në QKUK-së ku është duke marrë tretman mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe inspektori i punës. Me vendim të prokurorit  kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!