Kanë vijuar për të dytën ditë radhazi përleshjet e dhunshme me policisë dhe protestuesve palestinezë në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit.
Të paktën 100 palestinezë dhe 1 polic izraelit mbetën të lënduar nga përplasjet e dhunshme në Qytetin e Vjetër.
Protestuesit hodhën gurë e sende të forta ndaj policisë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës e ujë me presion.
E gjithë dhuna e ditëve të fundit ka shpërthyer pas lajmeve për një zhvendosje tjetër të një numri të madh palestinezësh nga kolonët izraelitë.
Të premten, më shumë se 200 palestinezë dhe të paktën 17 policë izraelitë u plagosën pranë përleshjeve pranë xhamisë Al-Aqsa.
Kompleksi i xhamisë Al-Aksa të Jeruzalemit është një nga vendet më të respektuara të Islamit, por vendndodhja e tij është gjithashtu vendi më i shenjtë në Judaizëm, i njohur si Mali i Tempullit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.