×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbyllet llogaria e FSK-së në Twitter, reagon Vlora Çitaku

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 11:33

    Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku njoftoi në Twitter se llogaria e Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë rrjet social është mbyllur përkohësisht.


    Çitaku përmes një reagimi iu drejtua Twitterit duke shprehur habinë pse ata papritmas e mbyllën llogarinë e FSK-së në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së publikoi një postim në lidhje me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt.

    “Pse papritmas keni vendosur ta kufizoni llogarinë e FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së shkruajti në lidhje me vendosjen e tyre të përbashkët në një mision paqeruajtës”, shkroi Çitaku.

    Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që t’i kenë afër vetës Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë ndërkombëtar në Kuvajt.

    “Departamenti i Mbrojtjesështë krenar të bashkohet me Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do ta fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë”, shkroi Departamenti Amerikan i Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!