×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Haliti: Familjarët kishin një qen me vete në Shqipëri, pse pësoi edhe ai?

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 12:12

    Tre kosovarë nga Gjilani në Shqipëri, kanë ndërruar jetë pasi të njëjtit janë helmuar me ushqim.


    Sot familjarët e tre viktimave kanë mbajtur një konferencë për shtyp ku kanë ngritur dyshime mbi vdekjen e familjarëve të tyre.

    Djali i të ndjerit tregoi se familjarët kanë pasur edhe një qen dhe sipas tij, është shumë shqetësuese ngordhja e tij pasi ai nuk e han ushqimin e njëjtë me njerëzit.

    “Problemi që më shqetëson më së shumti është se e kemi pasur një qen, është shqetësuese pse ngordhi qeni pasi qeni nuk han ushqim si ne dhe kjo më lë të mendoj se kjo vdekje është shumë e dyshimtë”.

    “Dyshimi rrjedh ngase edhe qeni ka ngordhur, por qeni nuk han kërpudh, ai e han ushqimin e tij”.

    Familjarët e viktimave shtuan se nuk do të thonë e as hedhin akuza derisa mjekësia ligjore ta thotë fjalën e fundit.

    Varrimi i tre anëtarëve të familjes Haliti do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjilanit duke filluar nga ora 16:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!