Pas më shumë se një viti pandemik, oborri i spitalit Covid 1 në Shqipëri, gjatë kësaj fundjave dukej më i qetë se kurrë nga mungesa e qytetarëve dhe autoambulancave.
Situatën e përmirësuar gjatë këtyre ditëve e konfirmon edhe buletini i Ministrisë së Shëndetësisë ku në 8 ditët e para të këtij muaji janë regjistruar 581 raste pozitive, shumë herë më pak se në ditët e para të prillit.
Po ashtu, siç njofton TV Klan, në bazë të shifrave zyrtare 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19, shifër e ulët e krahasuar me javët e para të muajve të mëparshëm.