×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident trafiku në Mitrovicë: Lëndohet rëndë një motorist, u godit nga vetura

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 17:25

    Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në qytetin e Mitrovicës.


    Në këtë aksident ka mbetur i lënduar një shofer i motorit, i cili u godit nga vetura.

    Sipas dëshmitarëve, shoferi i motorit është dërguar me urgjencë në Spital.

    Reporteri.net ka pytur Policinë e Mitrovicës, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë një përgjigje.

    Ndërkohë, pak orë më herët u aksidentua një motorist tjetër në Kçiq. Gjysëm ore para atij aksidenti, ndodhi një tjetër mes veturash.

    Kështu, brenda 3 orëve ndodhën tri aksidente të rënda në Mitrovicë, ku u lënduan disa persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!