Një grua 33 vjeçare ka mbetur e vdekur dje rreth mesditës në Vragoli të Fushë Kosovës. Dyshohet se ajo është mbytur nga motra e saj.
E dyshuara është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkaq trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkaq sot Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Gjithashtu është propozuar ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuares.
Kështu bëri të ditur për klankosova, Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
“Ju njoftojmë se prokurorja e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda është duke i udhëhequr hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, për sqarimin e rrethanave të kësaj vrasjeje. Po ashtu, ju njoftojmë se e njëjta sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuarës, në gjykatën kompetente”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.