Një person është arrestuar të hënën rreth orës 12:00 në fshatin Kryshec në Pejë, pasi që dyshohet se ka kanosur një person tjetër dhe ia ka dëmtuar tjegullat e shtëpisë duke gjuajtur me gurë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe u njëjti ka kanosë viktimën mashkull kosovar. Përveç kanosjes i dyshuari duke gjuajtur gur ia kishte dëmtuar tjegullat e shtëpisë së viktimës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.