Infermieri Enlirat Duraku në ditën e 14 të grevës së urisë dhe ditën e 4-të të asaj të etjes, ka dorëzuar kërkesat për rritje të pagesës së ndërrimeve të natës për infermier dhe të tjera.
Kërkesën e parë e dorëzoi tek kryeparlamentari Glauk Konjufca, tek Komisioni për Shëndetësi, për të vazhduar më pas në Qeveri.
Ai në një konferencë për media bëri të ditur se do të vazhdojë grevën e tij deri në përmbushje të kërkesave, edhe në qoftë se do t’i kushtoj me fatalitet.
“Kërkesat e infermierëve janë refuzuar nga të gjitha institucionet edhe pse i kemi dorëzuar me kohë. Sot unë edhe fizikisht kam dorëzuar kërkesën për rritjen e pagesës së ndërrimeve të natës, pagesën e rrezikshmërisë në punë, pagesën e punës gjatë fundjavës dhe atë të orëve shtesë. Unë nuk kërkoj nënshtrim nga shteti, por kërkoj që të vlerësohet puna dhe sakrifica e infermierëve. Grevën nuk do ta ndali deri në realizim të kërkesave edhe po të ketë pasoja fatale personalisht për mua fizikisht”, u shpreh ai.
Ai me këtë rast i ftoi edhe njëherë kolegët e tij që t’i bashkohen në grevë, pa lënë anash punën e tyre humane prej infermieri./Kp/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.